SHBA – Ish-presidenti amerikan, George HW Bush doli sot nga spitali, ku qëndroi për rreth 1 javë, për shkak të problemeve në frymëmarrje.

“Presidenti Bush doli sot nga spitali. Ai po pushon në shtëpi, i kënaqur nga puna e shkëlqyer e mjekëve dhe infermierëve”, – tha zëdhënësi Jim McGrath.

Republikani George HW Bush ishte president i Amerikën gjatë viteve 1989-93.
Djali i tij, George W Bush ishte në Zyrën Ovale gjatë viteve 2001-09, ndërsa djali tjetër, Jeb, po merr në konsideratë një kandidim të mundshëm për presidencën.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: