Ish-Presidenti amerikan Xhimi Karter është diagnostikuar me kancer. Sëmundja është përhapur në pjesë të ndryshme të trupit.

Kjo është deklaruar nga vetë Carter, i cili ka theksuar se ai do t’i nënshtrohet trajtimeve të nevojshme për mposhtjen e sëmundjes.

“Një ndërhyrje e fundit në mëlçi ka zbuluar se kam kancer dhe tani ai është përhapur në pjesët e tjera të trupit tim, ” u shpreh 90-vjeçari Carter, i cili ka qenë presidenti i 39 i SHBA, duke shërbyer gjatë viteve 1977-1981.

Ai tha se do të zbulojë më shumë ‘kur fakte të reja rreth përparimit të sëmundjes së bëhen të njohura javën e ardhshme’.

Presidenti Carter edhe pse u largua nga Shtëpia e Bardhë në vitin 1981, ka mbetur aktiv me qendrën e tij humanitare ‘Karter’ në vitet e fundit.

Ai themeloi qendrën, e cila fokusohet në përpjekjet për të drejtat e njeriut dhe ndërmjetësim politik, shumë shpejt pasi u largua nga detyra si President.

Më vonë u caktua përgjegjës për negocimin e një pakti në 1994, sa i përket çarmatimit bërthamor të Koresë së Veriut dhe ka qenë ndër të paktat figura të rëndësihme botërore që ka vizituar Presidentin sirian Bashar al-Assad vitet e fundit.

(g.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: