Me 30 muaj burgim është dënuar një shtetas rus nga një gjykatë amerikane nën akuzat e krimeve kibernetike.

Ai akuzohej se ka administruar një faqe në internet e cila tregtonte për kriminelët në internet informacione të vjedhura të të dhënave nga kartelat e kreditit dhe informacione personale. Kirill Victorovich Firsov u arrestua në mars të vitit të kaluar me të arritur në Aeroportin e Nju Jorkut.
Ai udhëhoqi faqen deer.io, një platformë në internet e cila tashmë është mbyllur. Baza e saj ishte në Rusi dhe ajo lejonte kriminelët në internet të blejnë dhe shesin llogari të vjedhura të hakuara.

Prokurorët amerikanë thane se për shtatë vjet platforma kreu shitje që tejkalonin shifrën prej 17 milionë dollarësh, duke përfshirë të paktën 1.2 milion dollarë nga informacioni i vjedhur në Sh.B.A.
“Kjo platformë u siguroi kriminelëve kibernetikë qasje të lehtë në llogaritë personale dhe informacionin e njerëzve në të gjithë botën, përfshirë amerikanët”, tha ushtruesi i Detyrës së Prokurorit të SHBA-së, Randy Grossman.

Gjykatësja, Cynthia Bashant, në shpallen e dënimit 30 mujor për të pandehurin tha se ai ka qëndruar në burg për 15 muaj në SHBA dhe ka të ngjarë që pas lirimit ai të mbahet i paraburgosur gjatë procedurave të deportimit në Rusi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: