Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë hequr vizat për Kroacinë. Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri kroat Andrej Plenkoviç.

Brenda pak ditësh, pas përgatitjeve teknike, qytetarët kroatë do të mund të udhëtojnë në SHBA vetëm me pasaportë, raportojnë mediat kroate.

“Sapo të përfundojnë përgatitjet teknike, qytetarët kroatë do të jenë në gjendje të udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara pa viza”, tha Plenkoviç në një konferencë shtypi pas një takimi të përfaqësuesve të koalicionit qeverisës.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: