ATHINË– SHBA-ja i kërkoi Greqisë që të mos autorizojë avionët rusë që zhvillojnë livrime në Siri, që të kalojnë në hapësirën e saj ajrore, deklaroi sot një burim nga ministria greke e Punëve të Jashtme, duke theksuar se Athina eshte duke e shqyrtuar këtë çështje.

“Ne kemi marë një ankesë të shtunën dhe po e shqyrtojmë”, tha një përgjegjës i diplomacisë greke.

“Rusia i ka kërkuar Greqisë leje për kalimin e dy avionëve të saj mes datës 1 dhe 24 shtator”, shtoi ai.

Një senator rus i cituar nga agjencia ruse “RIA Novosti”, deklaroi nga ana e tij se “nëse Athina do të mbyllë hapësirën e saj ajrore ndaj avionëve rusë, Moska do të kërkojë një rrugë tjetër”.

“Bëhet fjalë për një zgjidhje të palogjikshme, dhe nëse Athina e mbështet kjo do të jetë jomiqësore kundrejt Rusisë”, deklaroi senatori Vladimir Djabarov, duke theksuar se Moska mund të drejtohet nga vende si Irani apo Turqia.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: