Shtetet e Bashkuara i kanë kërkuar Kinës që të mbyllë konsullatën e saj në Hjuston të SHBA-së.

Ndërkohë, Pekini tha se e dënon këtë veprim dhe paralajmëroi hakmarrje. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Wang Wenbin, tha në një konferencë për media se Kina ishte njoftuar se duhej të mbyllte konsullatën.Mediat lokale kanë raportuar se, të martën në mbrëmje në oborrin e konsullatës, janë djegur dokumente, shkruan Reuters.

Por, zyrtari kinez tha se konsullata po funksiononte normalisht. Të martën, Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, tha se Uashingtoni po synon krijimin e një koalicioni ndërkombëtar për të kundërshtuar ndikimin e Kinës.

Ai e akuzoi Pekinin se po shfrytëzon pandeminë e koronavirusit për të çuar më tej interesat e veta. Pompeo i bëri komentet gjatë një vizite në Londër. Marrëdhëniet e SHBA-së me Kinën, janë të tensionuara për një sërë çështjesh, duke përfshirë tregtinë, të drejtat e pronësisë intelektuale, teknologjinë 5G dhe të drejtat e njeriut.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb