SHBA

Numri i rasteve të reja dhe vdekje nga Covid-19 vijon të rritet por me ritme më të ngadalta. Në SHBA për të tretën ditë radhazi janë regjistruar më pak se 700 të vdekur nga koronavirusi.

Në 24 orët e fundit në SHBA kanë ndërruar jetë 657 persona duke e çuar në 98,929 numrin total. Ndërsa të infektuarit nga COVID-19 janë 1,681,418 persona.

Në botë deri më sot janë regjistruar të infektuar me koronavirus 5,594,175 nga të cilët kanë ndërruar jetë 350,531 persona.

Nga vendet më të goditura nga pandemia e COVID-19 është SHBA-ja me 98,929 të vdekur, e ndjekur nga Britania e Madhe me 37.130 viktima dhe Italia 32.955 të vdekur.

Edhe numri i pacientëve të shëruar është rritur duke shkuar në 2 milion e 431 mijë e 754 pacientë të shëruar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb