SHBA

Në SHBA vijon të jetë i lartë numri i të infektuarve të rinj. Në 24 orët e fundit në SHBA ka pasur 43 mijë të infektuar me koronavirus, duke e çuar në 2,839,917 numrin total të të infektuarve në vend. Ndërsa numri i të vdekurve ka arritur në 129,676 persona.

Shifra ditore ka pësuar një rënie pas tre ditësh rekord, ku u shënuan mbi 50 mijë të infektuar të rinj. Sipas John Hopkins University rastet me koronavirus janë rritur në 39 shtete me në krye Floridan me 11 400 të infektuar në 24 orë.

Rastet e shumta me COVID-19 në SHBA ka detyruar autoritetet që ditën e djeshme për Ditës së Pavarësisë të zvogëlojnë festimet.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: