SHBA- Një hotel historik në Detroit është rrafshuar në vetëm pak sekonda, me një shpërthim të telekomanduar, ku u përdorën mbi 100 kg dinamit.

Hoteli “Park Avenue” me 252 dhoma u shemb nga autoritetet vendore për t’i hapur rrugë ndërtimit të stadiumit modern të skuadrës së hokeit në akull të qytetit.

Megjithëse hoteli i hapur në vitin 1920, ishte futur që prej vitit 1996 në listën e objekteve historike të qytetit, autoritetet vendosën për shembjen e tij pasi prej kohësh ishte thjesht një godinë e braktisur.

(m.k/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: