Doganierët amerikanë nuk do të kontrollojnë më pa një “dyshim të arsyeshëm” kompjuterat dhe celularët e personave që mbërrijnë në SHBA, njoftoi një gjykatëse federale e Bostonit.

Rreth 11 udhëtarët, pajisjet e të cilëve u kërkuan pa ndonjë arsye të dukshme, paraqitën një ankesë kundër qeverisë amerikane në shtator të vitit 2017, mbështetur nga organizata e fuqishme ACLU dhe Fondacioni Elektronik Kufitar, një organizatë për mbrojtjen e të drejtave lidhur me teknologjinë dixhitale.

“Policia kufitare dhe ajo e emigracionit duhet të kenë, për çdo kontroll të pajisjeve elektronike të udhëtarëve, nëse jo një mandat kontrolli, të paktën një “dyshim të arsyeshëm” në lidhje me udhëtarin në fjalë”, deklaroi gjykatësja Denise Casper.

Ky vendim u mor në bazë të Amandamentit të katërt të Kushtetutës së SHBA-së, i cili mbron individët nga kërkimi dhe kontrolli arbitrar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: