1.5 milion doza të vaksinës ‘Moderna’ janë aprovuar nga SHBA si donacion për Hondurasin. Këtë njoftim e bëri të ditur Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken.

Blinken tha në Twitter, se ky donacion do të shpërndahet nëpërmjet COVAX. Ai shtoi gjithashtu, se ne do të shpërndajmë vaksina të sigurta dhe efektive, me sa më shumë njerëz që të jetë e mundur.

Deri sa COVID-19 të mundet plotësisht. Hondurasi deri tani ka raportuar 259.628 raste me COVID-19 dhe ka patur 6.916 fatalitete.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb