SHBA-ja ka kryer të paktën 2.000 operacione spiunazhi kundër Kinës këtë vit, ka pohuar një ekspert ushtarak kinez.

“Objektivat e këtyre misioneve përfshijnë ishuj dhe shkëmbinj nënujorë të kontrolluar nga Kina në Detin e Kinës Jugore si dhe zonën bregdetare të kontinentit kinez”, tha Cao Yanzhong, analist në Akademinë e Shkencave Ushtarake të Armatës Çlirimtare Popullore.

Duke iu referuar kalimit të luftanijeve dhe avionëve amerikanë në ujërat e kontestuara të Detit të Kinës Jugore, ai tha se “operacionet e afërta të spiunazhit kishin për qëllim Kinën”, raportoi e përditshmja “South China Morning Post”.

“Frekuenca e lartë e një zbulimi të tillë rrezikon sigurinë dhe sovranitetin e Kinës dhe rrit tensionet rajonale, të cilat në mënyrë të pashmangshme do të shkaktojnë kundërshtim të fortë nga Kina dhe padyshim do të rrisin rrezikun e përdorimit të armëve”, shtoi ai.

Analisti ushtarak foli në forumin e 10-të të Xiangshan, një konferencë vjetore ushtarake kineze që u mbajt në mënyrë virtuale këtë javë.

Në fillim të korrikut, një institut kërkimor doli me pohimet se SHBA-ja vëzhgojnë Detin e diskutueshëm të Kinës Jugore “pothuajse çdo ditë” në gjysmën e parë të vitit në vazhdim.

“Të dhënat e AIS (Sistemi i Identifikimit Automatik) zbulojnë se SHBA-ja ka vendosur në mënyrë të njëpasnjëshme të gjitha 5 anijet e saj të mbikëqyrjes oqeanike në ujërat e ndjeshme të Detit të Kinës Jugore pothuajse çdo ditë, në gjysmën e parë të 2021”, thuhet në raportin e Iniciativës së Hetimit të Detit të Kinës (SCSPI) me bazë në Pekin në raportin dy-vjetor.

Në prill, raporti i SCSPI kishte theksuar se zbulimi i afërt i ushtrisë amerikane mbi Kinën në Detin e Kinës Jugore ka parë një “rritje të lartë” të frekuencës, intensitetit dhe rëndësisë që nga viti 2009.

Vëzhgimet e shpeshta nga afër të ushtrisë amerikane janë “gjithmonë një nga tre pengesat kryesore për marrëdhëniet ushtarake kinezo-amerikane dhe ka qenë gjithnjë e më serioze dhe më e rrezikshme, në dy dekadat e fundit”, sipas SCSPI.

“Në ditët e sotme, SHBA-ja kryen deri në 2.000 fluturime me avionë zbulimi në Detin e Verdhë, Detin Lindor dhe Detin e Kinës Jugore në vit”, thuhej në raport.

Deti i Kinës Jugore pretendohet nga Kina dhe disa vende të tjera të rajonit ndërsa operacionet e vazhdueshme detare të SHBA-së në ngushticën e Tajvanit, pjesë e detit të diskutueshëm, kanë zemëruar Pekinin.

Pohimet e Kinës bazohen në “vijën e saj me nëntë pika”, vija vjollce në hartat zyrtare kineze që tregojnë pretendimet historike të Pekinit në Detin e Kinës Jugore.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb