Përfaqësuesi special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka paralajmëruar sërish aktorët në rajon që përfshihen në sjellje korruptive, destabilizuese ose antidemokratike.

“BalkanWeb” raporton se ne degjesen per Ballkanin Perendimor te Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë për Evropën dhe Bashkëpunimin Rajonal të Sigurisë, Escobar u shpreh se SHBA ka qenë e qartë për pasojat që do të ketë për këdo që destabilizon rajonin.

“Paralajmërimi ynë për aktorët në rajon që përfshihen në sjellje korruptive, destabilizuese ose antidemokratike është i qartë: do të ketë pasoja. Në dhjetor, goditem nje grup të organizuar kriminal që vepron në rajon.

Ne janar, Departamenti i Thesarit dënoi Milorad Dodik për sjelljen e tij korruptive dhe destabilizuese dhe një stacion televiziv nën kontrollin e tij duke përdorur autoritetin e ri të sanksioneve të Ballkanit Perëndimor. Departamenti i Shtetit vendosi gjithashtu kufizime për viza sipas autoriteteve tona të Seksionit 7031(c) kundër zyrtarëve të korruptuar në Bosnje dhe Hercegovinë. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të përdorin të gjitha mjetet e disponueshme për të mbajtur përgjegjës ata që bllokojnë përparimin e rajonit për financat e tyre apo përfitim politik. Progresi rajonal kërcënohet edhe nga ndikimet e dëmshme të jashtme politike dhe ekonomike të Rusise dhe Kines. Rusia armatizon furnizimin e saj me energji për të detyruar politikanët, për të nxitur korrupsionin dhe pengojnë potencialin e rritjes. Republika Popullore e Kinës (PRC) po zgjeron praninë e saj duke ndërtuar infrastruktura përmes huave dhe “investimeve” të errëta dhe grabitqare.

Ne jemi te angazhuar kundër këtyre aktiviteteve destabilizuese në Ballkanin Perëndimor.

Për tre dekadat e fundit, Ballkani Perëndimor ka qenë fokusi i SHBA-ve. Në mesin e vendeve te Ballkanit Perëndimor, katër janë aleatë të NATO-s dhe të gjitha ndajnë qëllimin strategjik të integrimit më të thellë perëndimor si aspirantë të BE-së. Puna jonë nuk ka mbaruar. Vazhdon udhëheqja nga Shtetet e Bashkuara, duke përfshirë këtu në Senat, mbetet thelbësore për të përfunduar transformimiin e Ballkanit Perëndimor me aleatë më të fortë, partnerë transatlantikë dhe kontribues për paqen dhe prosperitetin global.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb