Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë të mbajnë rekord të personave të infektuar me koronavirus në mbarë botën.

SHBA-të janë vendi me më shumë të infektuar në glob nga koronavirusi, me 301 147 persona.

Vetëm në orët e fundit janë regjistruar të infektuar me virus në Amerikë 23 986 vetë.

Sa i përket viktimave nga koronavirusi, në SHBA kanë ndërruar jetë gjithsej 8173 persona.

Në 24 orët e fundit, në SHBA kanë vdekur nga virusi 769 njerëz. Pas SHBA-ve, për nga numri i të infektuarve me koronavirus vjen Spanja, Italia, Gjermania, Franca, Kina, Irani, Britania, Turqia etj.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb