Një revolucion i vogël në historinë e çmimit Pulitzer për muzikën. Në fakt fituesi i këtij viti është Kendrick Lamar, i cili ka marrë çmimin për albumin ‘Damn’.

Është hera e parë që këtë çmim e merr një reper. Në 102 vite të historisë këtë çmim e kanë fituar gjithmonë muzikantë klasike dhe xhaz.

Muzika e tij rep zyrtarisht kaloi rokun më 2017 si zhanri më i madh muzikor në Shtetet e Bashkuara.

Bashkimi i xhazit, poezisë dhe bluzit me tema sociale dhe këngë dashurie e ka bërë Lamar një nga reperët më inovativë të brezit të tij.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: