Izraeli e ka konideruar një ‘ide të keqe’ planin amerikan për të rihapur konsullatën e tij në Jeruzalem , i cili tradicionalisht ka qenë baza për një afrim diplomatik me palestinezët. Sipas tij kjo mund të destabilizojë qeverinë e sapoformuar të kryeministrit Naftali Bennett.

Administrata e mëparshme e Presidentit Donald Trump kishte deklaruar mbështetjen e tij për pretendimin e Izraelit për Jeruzalemin si kryeqytetin e tij, duke lëvizur ambasadën amerikane atje nga Tel Avivi dhe duke i nënshtruar konsullatës këtij misioni.

Kjo ishte një nga lëvizjet e shumta që zemëroi palestinezët, të cilët duan që Jeruzalemi Lindor të jetë kryeqyteti i shtetit të ardhshëm që ata presin.

Presidenti Joe Biden është zotuar të rivendosë marrëdhëniet me palestinezët, të mbështesë një zgjidhje me dy shtete dhe të ecë përpara me hapjen e konsullatës. Kjo është mbyllur që nga viti 2019, dhe çështjet palestineze menaxhohen nga ambasada.

” Ne mendojmë se është një ide e keqe. Jeruzalemi është kryeqyteti sovran i Izraelit dhe Izraelit vetëm, dhe për këtë arsye ne nuk mendojmë se është një ide e mirë “- tha Ministri i Jashtëm Jair Lapid në një konferencë shtypi kur u pyet për hapjen e konsullatës. ”

” Ne e dimë se qeveria (Biden) ka një mënyrë tjetër për ta parë këtë, por meqenëse kjo po ndodh në Izrael, ne jemi të sigurt se ata po na dëgjojnë me shumë kujdes .”

Izraeli pushtoi pjesën lindore të qytetit, së bashku me Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Gazën, në luftën e vitit 1967. Bennet, një udhëheqës nacionalist i një koalicioni ndërpartiak, kundërshton një shtet palestinez.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: