Iraku pretendon se ka arrestuar shefin financiar të ISIS, në një operacion jashtë kufijve të territorit të saj.

Sami Jasim al-Jaburi është arrestuar nga Shërbimi i Inteligjencës Kombëtare Irakiane, shkroi në rrjete sociale kryeministri Mustafa al-Kadhimi, i cili nuk specifikoi vendndodhjen. Jasim njihet gjithashtu si nënkryetari i ISIS, shkruan BBC.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kishin caktuar një shpërblim prej 5 mln dollarësh për kapjen e tij.

Zyrtarët irakianë po e përshëndesin kapjen e Sami Jasimit si një goditje të rëndësishme për Shtetin Islamik.

Edhe pse Kadhimi nuk zbuloi se ku ishte kapur Jasim, një burim i lartë ushtarak irakian i tha agjencisë së lajmeve AFP se kishte ndodhur në Turqi. Nuk pati asnjë përgjigje të menjëhershme nga autoritetet turke ndaj arrestimit, mirëpo të dhënat e deritanishme të çojnë drejt kësaj piste, shkruan BBC.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: