Zyrtarët amerikanë të shëndetësisë kanë konfirmuar një rast njerëzor të gripit të shpendëve në një pacient që nuk ishte ekspozuar ndaj kafshëve.
Pacienti, në shtetin e Misurit, u trajtua në spital dhe që atëherë është rikuperuar, njoftoi Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).
Është rasti i 14-të njerëzor i gripit të shpendëve në SHBA në vitin 2024 dhe i pari pa një ekspozim të njohur ndaj kafshëve të infektuara, sipas CDC.
Agjencia tha se, bazuar në të dhënat e tyre aktuale, rreziku për publikun e gjerë mbetet i ulët.
Bëhet e ditur se gripi i shpendëve është një sëmundje virale që prek kryesisht zogjtë dhe kafshët e tjera. Infeksionet njerëzore janë të rralla, shkruan BBC.