Ligjvënësit amerikanë kanë ende plane për të rritur sanksionet lidhur me gazsjellësin ”Nord Stream2”, por kanë vendosur do të konsultohen paraprakisht me vendet partnere europiane, sipas një projektligji të miratuar.

Legjislacioni gjithashtu tregon se nuk do të ketë sanksione kundër qeverive të Gjermanisë, shteteve të tjera të Bashkimit Europian, Zvicrës, Norvegjisë, Britanisë së Madhe dhe vetë Bashkimit Europian në lidhje me këtë gazsjellës.

Projektligji ende nuk është aprovuar nga Kongresi, por versioni i tij përfundimtar është miratuar nga ligjvënësit demokratë dhe republikanë.

Demokratët dhe republikanët kanë rënë dakord mbi një version përfundimtar të projektligjit vjetor të shpenzimeve të mbrojtjes, por ai ende nuk është aprovuar nga Kongresi dhe nënshkruar nga presidenti i SHBA, Donald Trump.

Kundërshtarët e gazsjellësit, përfshirë SHBA, Poloninë dhe Ukrainën, thonë se ai do t’i japë Rusisë epërsi ekonomike mbi Gjermaninë, ndërsa qeveria gjermane thotë se do të krijojë një furnizim të drejtpërdrejtë dhe të sigurt të energjisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: