Kongresi amerikan miratoi një plan urgjent prej 8,3 miliardë dollarësh për të financuar luftën kundër koronavirusit që po përhapet në SHBA, ndërkohë që një vatër e re e rasteve të dyshuara u njoftua në bordin e një anijeje në brigjet e San Franciskos.

 

Senati votoi praktikisht me unanimitet në favor të këtij teksti, fryt i një marrëveshjeje mes republikanëve dhe demokratëve, miratuar tashmë nga Dhoma e Përfaqësuesve.

Presidenti amerikan, Donald Trump kishte propozuar fillimisht një buxhet prej 2,5 miliardë dollarësh, gjykuar i pamjaftueshëm nga opozita demokrate, për t’i bërë ballë përhapjes së virusit.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb