Kongresmeni amerikan, Ritchie Torres, ka deklaruar se Kosova është një ndër demokracitë më të fuqishme në botë dhe i bën thirrje çdo vendi në botë, çdo vendi në NATO dhe çdo vendi në komunitetin ndërkombëtar, që ta njohë Kosovën.

Deklarata e tij vjen vetëm një ditë pas tërheqjes së njohjes nga shteti afrikan, Togo.

Kongresmeni Torres tha se e shqetëson fakti se Perëndimi ka shkuar shumë larg në përkëdheljen e Serbisë.

“SHBA- të qëndrojnë pa mëdyshje me popullin e Kosovës. Kosova është një ndër demokracitë më të fuqishme në botë dhe unë ju bëje thirrje çdo vendi në botë, çdo vendi në NATO dhe çdo vendi në komunitetin ndërkombëtar që ta njohë Kosovën demokratike.

Kosova meriton njohje, meriton përkrahje në betejën kundër Serbisë e cila është një prokurë ruse dhe ne duhet të mbështesim demokracinë e Kosovës. Me shqetëson fakti se Perëndimi ka shkuar shumë larg me përkëdheljen e Serbisë. Ne duhet medemos ta pranojmë së Kosova është aleate e SHBA-ve, kurse Serbia është dorë e zgjatur e Rusisë dhe ne duhet të kërkojmë vendosmërisht pranimin e Kosovës së Pavarur si demokraci”, ka thënë ai për RTV21.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb