Sekretari amerikan i mbrojtjes Lloyd Austin ka kritikuar ambiciet imperialiste të presidentit rus Vladimir Putin.

“Pushtimi i Rusisë është ajo që ndodh kur fuqitë e mëdha vendosin që orekset e tyre perandorake kanë më shumë rëndësi se të drejtat e fqinjëve të tyre paqësorë. Dhe është një pamje paraprake e një bote të mundshme kaosi dhe trazirash në të cilën askush nga ne nuk do të dëshironte të jetonte”, shkroi ai në Twitter.

Sekretari i Mbrojtjes ndodhet aktualisht në Bruksel, ku po pret një takim të Grupit të Kontratës së Mbrojtjes së Ukrainës përpara se të marrë pjesë në një takim të ministrave të mbrojtjes të NATO-s të mërkurën dhe të enjten.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb