Kryeministri Rama pas takimit me ambasadoren amerikane Yuri Kim ka thënë se SHBA do të rrisë shumën që deklaroi në Bruksel e cila ishte rreth 5 milion dollarë.

Ndër të tjera Rama thotë se pritet nisja e punës së përbashkët për Akademinë e Transparencës duke shtuar se Rindërtimi do të jetë shembull në këtë aspekt. SHBA të gjitha paratë në Bruksel i dha për menaxhimin dhe transparencën e fondeve për rindërtimin.

Rama pas shifrës 1.15 miliardë euro komentoi 5 milion dollarët e SHBA duke thënë se “amerikanët nuk janë bujarë me paratë por janë bujar me eksportimin e standarteve”. Më pas në Tiranë kryeministri shqiptar zbuloi se i kishte kërkuar vetë SHBA-së Akademinë e Transparencës për rindërimin, standertet e ndërtesave si dhe tenderat apo procedurat publike.

STATUSI I RAMËS

Falenderoj ambasadoren e SHBA për lajmin e mirë se SHBA do ta rrisin shumën e deklaruar në Bruksel për Rindërtimin.

Nisja e punës së përbashkët për Akademinë e Transparencës realizon një kërkesë tonën ndaj miqve të çmuar për ta bërë Rindërtimin shembull edhe në këtë aspekt. 

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb