KUBE-Ministri kubanez i Punëve të Jashtme, Bruno Rodriguez njoftoi zhvillimin javën e ardhshme të një seance bisedimesh mes Kubës dhe SHBA-së mbi rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.

“Javën e ardshme do të zhvillojmë në Uashington një seancë tjetër negociatash në kuadër të rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike dhe rihapjes së ambasadave”, deklaroi ministri në një intervistë ekskluzive për AFP-në duke shtuar se dita e këtij takimi mbetej për tu vendosur.

Kjo seancë do të zhvillohet pas dy takimeve të mëparshme të mbajtura në muajin janar dhe shkurt për rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve ndërprerë që prej vitit 1961.

(a.n/AFP/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: