SHBA

Autoritetet amerikane vendosën që të imponojnë masa drakoniane mbi shitjen e cigareve elektronike për të ruajtur rininë, që e konsumon shumë këtë produkt veçanërisht në versionin me aromë.

Agjencia Amerikane e Shëndetësisë (FDA) njoftoi sot se kishte propozuar të ndalonte shitjen e cigareve elektronike aromatike në internet.

Për pasojë ky produkt do të shitet vetëm në dyqane.

FDA-ja synon gjithashtu të ndalojë shitjen e cigareve me mente dhe të purove aromatike.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb