SHBA përkujton sot 3 000 personat e vrarë nga sulmet e Al-Kaedës në Nju Jork dhe Uashington më 11 shtator 2001, me ngjarje më të reduktuara, në përpjekje për të zbatuar masën e distancimit shoqëror gjatë pandemisë në zhvillim.

Flamujt janë në gjysmështizë, përfshirë në Shtëpinë e Bardhë dhe këmbanat do të bien në qytetin e Nju Jorkut për të përkujtuar vdekjet.

Shumë nga ngjarjet normale përkujtimore, përfshirë leximin masiv të emrave të të ndjerëve, janë pakësuar.

Priten më pak fjalime dhe disa aspekte do të kufizohen vetëm në familjet e afërta.

Presidenti amerikan Donald Trump do ta përkujtojë 19-vjetorin në Pensilvani, në vendin ku u rrëzua një nga katër avionët e rrëmbyer, pas përpjekjeve të pasagjerëve për të rimarrë kontrollin e tij nga rrëmbyesit.

Rrëmbimet e avionëve nga al-Kaeda ishin sulmi i vetëm dhe më i keq në tokën e SHBA-së, në tërë historinë e vendit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb