Komisioni Federal i Komunikimeve të SHBA-së (FCC) ka hequr operatorin celular kinez China Telecom nga tregu.

Sipas vendimit të marrë nga FCC, i është urdhëruar kompanisë China Telecom do të ndërpresë ofrimin e shërbimeve ndërshtetërore dhe ndërkombëtare në SHBA brenda 60 ditëve.

Vendimi përmendi rrezikun që qeveria e Pekinit mund të përdorte kompaninë për të përgjuar ose sabotuar sistemet e komunikimit të SHBA-së dhe “për t’u përfshirë në spiunazh dhe aktivitete të tjera të dëmshme kundër SHBA-së”.

Nga ana tjetër qeveria e Pekinit tha se do të marrë hapat e nevojshme për të mbrojtur kompanitë.

– Kompanitë kineze të telekomunikacionit ishin hequr nga bursa

Bursa e New York-ut më parë kishte njoftuar se aksionet e kompanive China Telecom, China Mobile dhe China Unicom Hong Kong u hoqën nga lista duke filluar nga 11 janari me arsyetimin se ishin të lidhura me ushtrinë kineze.

Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, me dekretin që nënshkroi më 6 janar, kërkoi që të ndalohen transaksionet me 8 aplikacione pagesash celulare me bazë në Kinë, përfshirë Alipay dhe WeChat Pay që i përkasin Ant Group-it.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb