SHBA-Beth Newell ka sjellë në jetë vajzën e saj teksa ishte ulur në sediljen e pasme të makinës së saj Honda Fit. Një vendim i ardhur nga kushtet e jashtëzakonshme, i cili nuk e kanë bërë vajzën të humbë sensin e humorit.
Menjëherë pas lindjes Beth ka postuar në llogarinë e saj në Twitter një foto të sajën me vajzën në krahë, duke ju drejtuar menjëherë shtëpisë japoneze të makinave, që është prodhuese e Hondës.

‘Honda sot solla në jetë vajzën time pikërisht në sediljen e një Honda Fit, por makina ime është katandisur si mos më keq. Mund të kem një makinë të re dhuratë?” Postimi i saj është bërë menjëherë virale duke arritur në shumë pak kohë rreth 9 mijë share.

Shumë përdorues i janë drejtuar personalisht kompanisë duke i kërkuar t’ja plotësonin dëshirën nënës së re, por nga Japonia akoma s’ka ardhur ndonjë përgjigje.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb