Pasi u zotua të sigurojë sistemet e mbrojtjes ajrore në Ukrainë, SHBA po punon me vendet e Lindjes së Mesme për të lëvizur një pjesë të vogël të sistemeve. të tyre drejt Ukrainës.

Shefi ekzekutiv i Raytheon Technologies, Greg Hayes tha se SHBA po planifikon të dërgojë Sistemet Kombëtare të Avancuara të Raketave (NASAMS) në Ukrainë në tre deri në gjashtë muajt e ardhshëm.

“Ka NASAMS në të gjithë Lindjen e Mesme dhe disa nga aleatët tanë të NATO-s po punojmë me disa vende të Lindjes së Mesme që aktualisht përdorin këto sisteme dhe po përpiqen t’i dërgojnë ato në Ukrainë,” tha ai teksa shtoi se SHBA do të plotësojë rezervat e Lindjes së Mesme gjatë dy viteve të ardhshme.

Administrata Biden do të duhet të miratojë planet dhe nuk ka komentuar ende për këtë çështje, ndërsa Ukraina ka bërë thirrje në mënyrë të përsëritur për NASAMS, për të cilën thotë se do të ndihmonte kundër sulmeve me raketa ruse.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: