Numri i personave të infektuar me koronavirusin e ri në botë ka arritur në 12 milionë, sipas një bilanci nga Universiteti Johns Hopkins.

Me lajmet e reja nga SHBA-ja ku 55 000 infektime të reja janë regjistruar gjatë 24 orpve të fundit, numri total i të infektuarve me COVID-19 arriti në 12 007 327.

Në këtë numër, 548 799 kanë humbur jetën.

Vetëm në SHBA, që mbetet vendi më i prekur, janë regjistruar 3 051 427 raste me COVID-19 që prej fillimit të pandemisë, 132 195 prej të cilëve kanë humbur jetën.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: