Shtëpia e Bardhë ka zbuluar planet e SHBA-së për t’iu bashkuar BE dhe Britanisë së Madhe në sanksionimin e Presidentit rus, Vladimir Putinit dhe ministrit të Jashtëm Sergei Lavrov.

Duke folur me gazetarët në konferencën e përditshme të premten, sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki tha se SHBA, “në përputhje me vendimin e aleatëve tanë evropianë”, do të sanksionojë Putinin, Lavrovin dhe “anëtarët e tjerë të ekipit rus të sigurisë kombëtare”.

Por ndërsa sanksionet e Mbretërisë së Bashkuar dhe BE-së ndaj Putinit dhe Lavrovit do të sjellin një
ngrirje të aseteve, jo një ndalim udhëtimi, zonja Psaki u thotë gazetarëve se masat e SHBA do të përfshijnë një ndalim udhëtimi.

Psaki thotë se detaje më specifike mbi sanksionet do të publikohen më vonë gjatë ditës së sotme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb