SHBA
Një adoleshent i armatosur u vetëvra sot në një kolegj në Indiana, në veri të SHBA-së, pas një shkëmbim zjarri me policinë e cila ndërhyri për ta ndaluar, sipas mediave lokale.
Incidenti nuk ka regjistruar të plagosur në godinën e shkollës e cila u evakuua, saktësuan autoritetet lokale.
Policia nuk bëri të ditur nëse agresori, një adoleshent ishte nxënës apo ish-nxënës i kësaj shkolle në qytetin Richmond.
Sipas së përditshmes lokale, ‘’Indianapolis Star’’ kolegji është mbyllur pak pas orës 08:00 sipas asaj lokale, pas një alarmi të policisë për praninë e një personi të armatosur pranë institucionit arsimor.