Aktori amerikan, Kevin Spacey do të dënohet për abuzim seksual ndaj një adoleshenti në korrik 2016 pranë Bostonit, njoftoi sot “Boston Globe” duke cituar prokurorin e ishullit të Nantuket ku mendohet se ka ndodhur agresioni i dyshuar.

Policia e ishullit të Nantuket kishte filluar hetimet që prej nëntorit 2017 mbi këtë abuzim të dyshuar.

Nëna e adoleshentit, gazetarja Heather Unruh, dha njoftimin se kishte ngritur padi kundër yllit të “House Of Cards” dhe të filmit “American Beauty” gjatë një konference për shtyp.

Sipas “Boston Globe”, që citon prokurorin lokal, Michael O’Keefe, “aktori 59-vjeçar, i akuzuar nga shumë meshkuj per abuzime seksuale që prej fillimit të lëvizjes ‘#MeToo’ dhe që është dëbuar nga ‘Hollywood’, do të dënohet formalisht më 7 janar, pasi padia kriminale kundër atij u konfirmua të enjten e kaluar nga një gjyqtar lokal”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb