Vetëm pak muaj nga zgjedhjet presidenciale amerikane Meghan Markle flet gjatë një diskutimi për rëndësinë dhe të drejtën e votës. Gjatë një takimi të When All Women Vote Couch Party, një takim virtual për 100 vjetorin e votimit të femrave në SHBA, ajo ka folur për rëndësinë e votës në veçanti. Mes promotorëve kryesorë në këtë event ka qenë edhe Michelle Obama.

Objektivi i këtij takimi është të rritet pjesëmarrja në zgjedhje veçanërisht grupmoshat më pak të përfshira dhe etnite.
Saktësisht 100 vjet më parë, femrat arritën të drejtën të japin verdiktin e tyre në zgjedhjet amerikane. Por kjo sipas Markle nuk është e mjaftueshme për të siguruar që zëri i të gjithëve të kishte të njëjtën vlerë.

Femrat me ngjyrë për shembull janë të margjinalizuara por jo vetëm ato:’Ka shumë komunitete të margjinalizuara që akoma luftojnë për këto të drejta. Kjo nuk është e drejtë. Të gjithë ne duhet të bëjmë që zëri jonë të dëgjohet. Nëse nuk voton je bashkëpunëtor’, ka thënë Meghan, e cila është shfaqur me flokë të mbledhur dhe me make-up të lehtë.

‘Le të votojmë për të nderuar të gjithë ata që ishin përpara nesh dhe për të mbrojtur të tjerë që do vijnë pas nesh, sepse është kjo ajo që shqetëson komunitetin’, ka thënë Markle përpara dëgjuesve.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb