Çdo qytetar i BE dhe Mbretërisë së Bashkuar që ka kryer dy dozat e vaksinës ndaj COVID-19 do të mund të hyjë lirisht në SHBA.

Ky vendim i amerikanëve hyn në fuqi nga nëntori dhe i jep fund ndalimit 18-mujor për qytetarët europianë dhe britanikë.

Ishte Donald Trump që vendosi urdhërin në mars të 2020, por Biden kishte paralajmëruar me kohë se do të ndryshonte rregullat.

Përveç vaksinimit të plotë, qytetarët nga BE dhe Britania e Madhe do të duhet të bëjnë dhe test apo të gjurmohen.

Kohët e fundit marrëdhëniet mes SHBA dhe BE nuk kanë qenë të lehta sidomos me vendimin e Biden për të tërhequr trupat amerikane nga Afganistani që solli eksodin e refugjatëve dhe kaosin në Kabul.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb