WASHINGTON

Në një deklaratë nga Departamenti Amerikan i Shtetit, qeverisë turke i shprehen ngushëllimet për dëshmorët e rënë në Idlib, duke iu shprehur se “ndodhemi pranë Turqisë aleatit tonë të NATO-s”.

Një zyrtar i Departamentit Amerikan të Shtetit dha përgjigje me shkrim ndaj pyetjes së gazetarit të AA-së lidhur me zhvillimet e fundit të përjetuara në Idlib dhe martirizimin e ushtarëve turq.

“Qeverisë së Turqisë, i shprehim ngushëllimet lidhur me vdekjen e ushtarëve”, thuhet në deklaratën ku është tërhequr vëmendja se ushtarët turq ndodhen në Idlib për koordinim dhe pakësimini e tensioneve në rajon.

“Kundër veprimeve të tilla ne ndodhemi në anën e Turqisë, aleatit tonë në NATO. Presidenti Donald Trump në bisedën telefonike që zhvilloi të shtunën me presidentin Recep Tayyip Erdoğan ka shprehur shqetësimet e tij lidhur me Idlibin. Gjithashtu Trump në këtë bisedë ripërsëriti thirrjen e tij drej Rusisë për t‘i dhënë fund mbështetjes ndaj persekutimeve të regjimit të Asadit dhe gjetjen e një zgjidhjeje politike për luftën e brendshme në Siri”, thuhet ndër të tjera në deklaratë.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb