SHBA-ja njoftoi sot sanksione ekonomike kundër tetë zyrtarëve të lartë bjellorusë, përfshirë ministrin e Brendshëm, për rolin e tyre në shtypjen e protestave në ish-republikën sovjetike.

 

“Aspiratat demokratike të popullit bjellorus për të zgjedhur udhëheqësit dhe për të ushtruar të drejtat e tij në mënyrë paqësore janë përballur me dhunën dhe shtypjen nga zyrtarët bjellorusë”, tha sekretari amerikan i Thesarit, Steven Mnuchin, në një deklaratë.

Ai specifikoi se sanksionet janë marrë në bashkëpunim me Britaninë e Madhe, Kanadanë dhe Bashkimin Europian.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb