Agjencia e lajmeve “Associated Press” raportoi se ditën e sotme, Presidenti amerikan Donald Trump ka mobilizuar 100 mijë trupa të Gardës Kombëtare për të kontrolluar banorët e paligjshëm në vend.

AP shkruan se administrata amerikane do të mobilizojë trupat ushtarakë në 11 shtete për kontroll të rreptë ndaj emigrantëve. Megjithatë ende nuk ka një deklaratë zyrtare nga vetë Trump apo Shtëpia e Bardhë për një vendim të tillë.

Por dihet vetëm se më herët ditën e sotme Presidenti i 45 i SHBA-së po kërkonte kalimin e një rezolute të re mbi emigracionin pasi u pezullua më parë nga një urdhër ekzekutiv që pezullonte ndalimin e emigrantëve dhe udhëtimin e njerëzve nga 7 vende myslimane.

(e.f/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: