SHBA

Janë dashur vetëm 16 sekonda për të shembur ndërtesën prej hekuri dhe çimentoje të Martin Tower, qendra botërore e Bethlehem Steel, një kompani e falimentuar çeliku në Amerikë, e shembur dje në Bethlehem, në Pennsylvania.

Një re e madhe pluhuri ka zëvendësuar më pas godinën gjigande, që përbëhej nga 16 ton hekur dhe çimentoje, shoqëruar nga sytë kurjoz të shumë njerëzve që kanë shijuar ‘spektaklin’.

Grataçela, e ndërtuar 47 vite më parë, pavarësisht se në moshë të re, u rrafshua në kohë rekord.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Pronarët e rinj ishin përpjekur ta rikonstruktonin dhe ta zgjeronin me zyra të reja, ndërtesën në formë kryqi, por pa sukses. Kompania e hekurit dhe çelikut në Amerikë, falimentoi 12 vjet më parë.

Në vend të saj është parashikuar të realizohet një kompleks prej 200 milion dollarësh, që do të ketë restorante, dyqane, ambulanca mjekësore, një hotel dhe 528 apartamente.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb