75 milion banorë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë në gjendje alarmi si pasojë e stuhisë së dëborës që po godet vendin. Autoritetet amerikane paralajmërojnë se kjo është një nga stuhitë më të forta të regjistruara ndonjëherë në bregun lindor, ku dhe mijëra fluturime janë anuluar.

Në Massachusetts me 4.9 milion banorë ësshtë paralajmëruar se mund të bjerë deri në 60 centimetra dëborë dhe era mund të arrijë një shpejtësi deri në 113 kilometra në orë. Guvernatori i vendit u shpreh se do të jetë një nga stuhitë më të mëdha e viteve të fundit, dhe do të jetë e pamundur lëvizja, ndaj i bëri thirrjeve banorëve të shmangin daljet nga shtëpia deri të hënën.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Në New England banorët kanë nxituar të boshatisin dyqanet me ushqime. Në New York është parashikuar të bjerë deri në 30 centimetra dëborë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: