Në Shtetet e Bashkuara është vënë “alarm i lartë” nga frika e sulmeve në territorin amerikan pas evakuimit nga Afganistani dhe sulmit në aeroportin e Kabulit.

Kjo u raportua nga CNN, duke cituar disa takime mes përgjegjësve për sigurinë federale dhe drejtësinë amerikane.

Mes të tjerash thuhet se nuk përjashtohet edhe rreziku i infiltrimit të qelizave të grupeve terroriste të ISIS-it ose Al Kaedës në procesin e evakuimit të refugjatëve afganë në SHBA.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: