SHBA ka shënuar numra rekord të vdekjeve nga Covid-19. Vetëm në 24 orët e fundit 3124 persona kanë humbur jetën duke e ccuar numrin e viktimave nga COVID-19 në SHBA në 636 733.

Sipas të dhënave të përpiluara nga Universiteti “Johns Hopkins”, numri i personave të infektuar nga virusi ka tejkaluar 38,7 milionë.

Me mbi 4,3 milionë raste, Kalifornia renditet e para në vend, e pasuar nga Teksasi me mbi 3,5 milionë dhe Florida me mbi 3,2 milionë.

Gjithashtu, me 65 629 vdekje, Kalifornia renditet e para në SHBA për sa i përket numrit më të lartë të viktimave nga COVID-19 dhe ndiqet nga Teksasi me 56 345 vdekje dhe Nju-Jorku me 54 152 vdekje.

 

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: