Një raport mjaft alarmues sapo doli nga Reuters, me zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë që paralajmërojnë për mundësinë e çmimeve më të larta dhe mungesave gjatë sezonit të festave për shkak të problemeve në zinxhirin e furnizimit .

Sipas agjencise zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë, duke u përpjekur për të lehtësuar ngushticat e furnizimit global paralajmërojnë se amerikanët mund të përballen me çmime më të larta dhe disa rafte bosh këtë sezon të Krishtlindjeve.

“Do të ketë gjëra që njerëzit nuk mund t’i marrin”, tha një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë për Reuters.

Kriza e furnizimit, e nxitur pjesërisht nga pandemia globale COVID-19, jo vetëm që kërcënon të zvogëlojë shpenzimet amerikane në një kohë kritike, por gjithashtu paraqet një rrezik politik për Presidentin Joe Biden .

Shtëpia e Bardhë argumenton se inflacioni është një shenjë se vendimi i tyre për të ofruar mbështetje historike për bizneset e vogla dhe familjet, nëpërmjet 1.9 trilion dollarësh në fondet e ndihmës për COVID-19, ka funksionuar. Kërkesa e konsumatorit amerikan qëndroi e fortë, duke tejkaluar rivalët globalë dhe administrata e Biden pret që ekonomia e përgjithshme të rritet në 7.1%, pasi inflacioni arrin nivelet e tij më të larta që nga vitet 1980.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb