Në një banesë në qytetin amerikan Indianapolis, policia ka gjetur pesë persona të vdekur.

Në njoftimin e policisë theksohet se në mesin e të vdekurve ka qenë edhe një grua shtatzënë.

Në raportin paraprak policor theksohet se mbi trupat e pajetë ka pasur plagë të shkaktuara me armë zjarri.

Hetimi për shkaqet e vdekjes së pesë personave është në rrjedhë.

Për ngjarjen policia ka njoftuar se me siguri bëhet fjalë për vrasje, më masivja në Indianapolis që ka ndodhur gjatë dekadës së fundit.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb