Lirohet pas 4 vitesh burgim në Rusi, Marc Fogel, shtetas amerikan me profesion mësues, i cili mbahej nën arrest prej gushtit të vitit 2021.

‘Negociatat e zhvilluara midis SHBA dhe Rusisë realizuan shkëmbimin që shihet si shfaqje e mirëbesimit nga ana e rusëve dhe një shenjë se po lëvizim në drejtimin e duhur për t’i dhënë fund luftës brutale dhe të tmerrshme në Ukrainë’, tha këshilltari për Sigurisë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Mike Waltz.

Uashigtoni dërgoi në Rusi të dërguarin e Posaçëm të Shteteve të Bashkuara për Lindjen e Mesme, Steve Ëitkoff, në një vizitë të paparalajmëruar.

Zhvillimi vjen ndërsa Presidenti Trump po kërkon të hedhë bazat për negociata paqeje mes Rusisë dhe Ukrainës për t’i dhënë fund sulmit tre-vjeçar të Moskës ndaj Ukrainës.

“Deri sot në mbrëmje, Marc Fogel do të jetë në tokën amerikane dhe do të ribashkohet me familjen dhe të afërmit e tij, falë rolit udhëheqës së Presidentit Trump”, shtoi ai më tej.

Presidenti Trump ka thënë se ka biseduar me Presidentin rus Vladimir Putin, por pa dhënë detaje të tjera përveç asaj se ka këmbëngulur për t’i dhënë fund luftës trevjeçare në Ukrainë.

Zoti Fogel u dënua me 14 vjet burg për kontrabandë droge. Ndalimi i tij u në aeroportin ‘Sheremetyevo’ të Moskës, në gusht të vitit 2021 pasi në bagazhet e tij u gjetën 17 gramë marihuanë, të cilën ai tha se e përdorte për arsye shëndetësore.

“Jemi shumë mirënjohës e të lehtësuar që pas më shumë se tre vitesh burgim, babai, bashkëshorti dhe djali ynë, Marc Fogel, po kthehet më në fund në shtëpi”, thuhej në një deklaratë të familjes Fogel.

Mark Fogel u la jashtë një shkëmbimi historik të të burgosurve gushtin e kaluar që përfshinte 24 të burgosur – 16 që Rusia i dërgoi në Perëndim, mes tyre edhe gazetarin e ‘Ëall Street Journal’, Evan Gershkovich, dhe 8 që Perëndimi ia ktheu Rusisë.

“Kjo ka qenë periudha më e errët dhe më e dhimbshme e jetës sonë, por sot, ne po fillojmë të shërohemi”, thuhej më tej në deklaratën e familjës Fogel.

Në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë nuk thuhej nëse Shtetet e Bashkuara ofruan ndonjë gjë në këmbim për të siguruar lirimin e zotit Fogel.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb