Ngrirja e vizave kryesore të punës, e vendosur nga presidenti i SHBA-së dëshpëron kompanitë start-up dhe gjigantët e teknologjisë, që shqetësohen për risitë dhe përparimet amerikane.

“Emigracioni ka kontribuar jashtëzakonisht shumë në suksesin ekonomik të SHBA-së”, reagoi në Twitter kreu i “Google”, Sundar Pichai.

Silicon Valley, djepi i kompanive start-up dhe “njëbrirësh” që janë bërë udhëheqës globalë, mbështetet shumë te emigrantët e aftë për të përmbushur kërkesën e lartë për inxhinierë, specialistë të të dhënave, zhvillues të IT-së, etj.

Donald Trump njoftoi dje ngrirjen e kartave jeshile dhe vizave të caktuara të punës, përfshirë H-1B, që përdoren gjerësisht në sektorin e teknologjisë së lartë.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb