Disa media amerikane kanë publikuar sot një sondazh me pyetjen: “Çfarë do të bënit nëse do të gjenit kartën e kreditit të Tom Hanks?”

Kjo ka ndodhur pasi Tom Hanks nuk është më një i pagjumë në Nju Jork, falë një mirëbërësi, që i ka kthyer kartën e kreditit që kish humbur. Fituesi i çmimit Oskar shkroi në Twitter të premten që një njeri i mirë, që e identifikoi atë vetëm si Toni, ia bëri këtë nder.

“Një djalë i quajtur Toni ka gjetur kartën time të kreditit në rrugë, në Nju Jork dhe ma ka kthyer atë. Falemnderit”, shkroi ai me ngazëllim.

Është e paqartë se ku e humbi Tom Hanks, kartën e tij, por rëndësi ka që ai pati mendimin më të mirë për shpëtimtarin e mistershëm. Gjithsesi, nuk dihet nëse i ka dhënë ndonjë shpërblim.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: