Një ish-diplomat kanadez u arrestua sot në Kinë dhe organizata ndërkombëtare për të cilën ai punon kërkoi sot lirimin e tij të menjëhershëm, në një çast që Pekini shpreh zemërimin e tij për arrestimin në Kanada të një kryetareje të “Huawei”.

“International Crisis Group” (ICG), një organizatë për parandalimin e konflikteve, njoftoi se është në dijeni të informacioneve për arrestimin e Michael Kovrig, një ekspert kanadez për Azinë verilindore që në të kaluarën ka qenë diplomat në Pekin, Hong Kong dhe Kombet e Bashkuara.

Nga ana tjetër autoritetet kineze nuk kanë bërë asnjë koment mbi këtë arrestim.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb