Policia në Palm Beach, Florida, arrestoi një kineze pasi ajo kaloi shumë pranë rezidencës së presidentit amerikan, Donald Trump, në Mar-a-Lago, incidenti i dytë i këtij lloji për këtë vit.

Në një raport të policisë shkruhej se Lu Jing, 56 vjeçe, u arrestua pasi iu kërkua të largohej nga prona private, të cilën Trump e quan Shtëpia e Bardhë Dimërore dhe më pas u kthye aty duke bërë foto me celular.

Zëdhënësi i policisë, Michael Ogrodnick, identifikoi Jing si shtetase kineze.

Gjithashtu në raport shkruhet se Jing, e veshur me këpucë sportive ngjyrë rozë, u largua kur u kontaktua nga siguria private dhe u arrestua nga një oficer policie afërsisht tre kilometra larg rezidencës.

Ajo u dënua për endje të pakuptimtë dhe me një akuzë të veçantë ku i bëri rezistencë arrestimit, por pa dhunë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb