Jashtë selisë së OKB – së në Nju Jork është dhënë alarmi , pasi një person i armatosur ndodhet aty dhe refuzon të largohet.

Policia ka rrethuar zonën dhe zyrat dhe thuhet se po negocion me personin e armatosur. Diplomatët dhe punëtorët u urdhëruan të qëndronin brenda ndërtesës. Ende nuk dihen synimet e autorit të armatosur. Videot tregojnë një burrë me flokë gri, një këmishë të kuqe dhe një xhaketë kafe duke ecur përpara ndërtesës duke mbajtur diçka që duket si një armë zjarri.

Në të njëjtën kohë në vendngjarje ndodhen disa automjete policie dhe efektivë të policisë. Në Twitter, Departamenti i Policisë së Nju Jorkut u bëri thirrje qytetarëve që të qëndrojnë larg.

“Për shkak të një hetimi policor, shmangni zonën e Avenue 42 dhe 1”, thuhet në postimin në Twitter.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: